Passwordat që nuk duhet ti përdorni

Autori:Avdyl Pajaziti

Fjalëkalimi konsiderohet ende nga shumica, më shumë si një pengesë në hyrjen e menjëhershme në një shërbim në internet sesa si një sistem për të mbrojtur të dhënat e çmuara e të ndjeshme.

Ndodh kështu që përdorues të shumtë të rrjetit përdorin fjalëkalime të lehta për t’u gjetur, duke vënë në rrezik privatësinë e tyre informatike.

SplashData, ndërmarrja që punon në sektorin e sigurisë shifrore, ka hartuar listën e 25 fjalëkalimeve më të përdorshme e kështu më të lehta për t’u zbuluar nga ana e hackerave.

E ka bërë duke u bazuar në mbi 3 milionë fjalë çelës “të vjedhura” në 2014.

Epo mirë, mbreti i pasfiduar nga fjalëkalimet e padobishme është “123456”. Në dhjetë vendet e para të klasifikimit të fjalëve kyç më të përdorura gjejmë variante të tjera, si “12345”, “12345678” e “1234”.

Si konkluzion, duke marrë parasysh përdorimin e tyre masiv, këto fjalëkalime numerike janë të parat që provohen nga hackerat për të dhunuar hyrjen. Fjala e dytë çelës më e përdorur është përkundrazi alfabetike: “Fjalëkalim”; midis të parave është edhe “qwerty” (e formuar nga gjashtë shkronja variacion në sekuenca horizontale mbi tastierë).

Shumë të hasura janë edhe fjalëkalimet që rimarrin terma të lidhura me personin (dita e lindjes, emra të fëmijëve…).

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/passwordat-qe-nuk-duhet-ti-perdorni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala