Pasojat e refuzimit të Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

Jo veç kalimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë pasoja e vetme, në rast se Prishtina zyrtare nuk i aprovon amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale, i kanë thënë “Kohës Ditore” burime diplomatike.

Kjo do të ketë implikime të tjera, sidomos në procesin e integrimeve evropiane, kane thënë dy diplomatë perëndimorë.

“Nëse nuk e bëjnë Gjykatën, ta harrojnë MSA-në dhe liberalizimin e vizave”, ka thënë një diplomat evropian, duke theksuar se një pozicion i tillë “nuk do të thuhet publikisht”, por liderëve “tashmë u është bërë i qartë”.

Ministria e Integrimit Evropian ka finalizuar raportin e dytë përmbledhës me përmbushjen e rekomandimeve për liberalizim të vizave, i cili tash i paraqitet Komisionit Evropian. Sipas paralajmërimeve, në korrik misioni vlerësues i KE-së do ta vizitojë Kosovën për të parë nëse “detyrat e shtëpisë” janë përmbushur.

Në anën tjetër, për këtë verë është paralajmëruar firmosja e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Dhe për shkak të vendimmarrjes për Specialen, tani të dyja këto rrugë janë në prag bllokade.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasojat-e-refuzimit-te-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala