Pasi ta lexoni këtë, nuk do të aplikoni për punësim në Australi

Autori:Avdyl Pajaziti

Televizioni australian, ABC raporton se ka prova shokuese në të cilat thuhet se aziatikët dhe evropianët e punësuar në ferma dhe fabrika, ngacmohen dhe sulmohen seksualisht.

Gjithashtu thuhet se kompanitë e ndryshme u kërkojnë femrave shërbime seksuale në këmbim të një vize dhe leje qëndrimit në Australi.

Projekti i quajtur “Working Holiday Visa” është projektuar si një program i shkëmbimit kulturor që lejon të rinjtë nën moshën 31-vjeçare të punojnë në Australi për një periudhë gjashtë mujore, zakonisht punë të paklasifikuar, të tilla, mbledhje të frutave apo punë në fabrika.

Avokati i Popullit australian tha se gjithnjë e më shpesh vijnë ankesa në lidhje me korrupsionin dhe shfrytëzimin e punëtorëve.

Madje, disa prej tyre pohojnë se janë paguar më pak se gjysma e pagës minimale. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasi-ta-lexoni-kete-nuk-do-te-aplikoni-per-punesim-ne-australi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala