Pasi luajnë futboll përleshen me drunj e shufra metali

Autori:Gazeta Fjala

Dje pasdite në Novobërd ka ndodhur një përleshje e rëndë mes dy grupe të të rinjve.

Pasi kanë luajtur futboll, ka filluar përleshja mes dy grupeve ku dy prej meshkujve kanë pësuar lëndime trupore, njëri prej të cilëve ka përfunduar në tretman shëndetësor pasi lëndimet ishin më të rënda, transmeton Koha.net.

Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar disa mjete të forta, të cilat janë përdorë në përleshje, si shkopinj druri e shufra metali.

Sipas raportit policor, lidhur me rastin është intervistuar një i mitur në prezencë të prindit, pasi dyshohet se ka qenë i implikuar në përleshje.

Me urdhër të prokurorit, rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasi-luajne-futboll-perleshen-me-drunj-e-shufra-metali/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala