Pasaporta e Kosovës më e pafuqishmja në rajon

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania këshilldhënëse financiare amerikane Arton Capital, ka krijuar një databazë hulumtimi për fuqinë që pasaporta e një vendi ka në botë.

Radhitja tregon se cila pasaportë i ofron bartësit mundësinë të udhëtojë në shtete të ndryshme të botës, pa pasur nevojë për vizë ose duke u pajisur me të, me të arritur në destinacion.

Vendet e zhvilluara në aspektin demokratik dhe ekonomik janë larg më së miri në të dhënat e fundit.

Vendin e parë e ndajnë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, pasaportat e të cilave u japin qytetarëve qasje në 147 vende.

Pasaporta e Serbisë mban vendin e 31-të dhe ofron qasje në 104 vende. Ajo e Maqedonisë në vendin e 33-të, me qasje në 101 vende, kurse e Bosnjë e Hercegovinës në vendin e 38-të, duke ofruar qasje në 94 vende.

Pasaporta e Shqipërisë ndërkaq gjendet në vendin e 40, me qasje për bartësit e saj në 91 vende.

Pasaporta e Kosovës ka radhitjen më të ulët, mban vendin e 76-të dhe ofron qasje vetëm në 41 vende. Vendi i 80-të shënon radhitjen më të dobët.

Klikoni këtu për të parë fuqinë e pasaportave botërore.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pasaporta-e-kosoves-me-e-pafuqishmja-ne-rajon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala