Pas protestës së VV-së, 14 policë të lënduar e një qytetar

Autori:Avdyl Pajaziti

Në Qendrën Emergjente të QKUK-së, sonte kanë kërkuar ndihmë gjithsejtë 15 persona. Prej tyre kanë qenë 14 policë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dhe një qytetarë.

Mjeku kujdestarë, Avdush Bajgora, i konfirmon KosovaPress-it për 15 personat që iu nënshtruan ndihmës mjekësorë në Emergjencë.

“Janë sjell 14 policë dhe një qytetar, të cilët lëndimet i kishin kryesisht në këmbë, dhe njëri prej tyre me lëndim në kokë. Për momentin kur po raportojmë, ora shënon 02:03 pas mesnate, ne konfirmojmë se në qendrën tonë ende është duke u trajtuar një i lënduar, i cili është në gjendje pak më të rëndë por që nuk është diçka serioze, ndërsa 14 të tjerët janë lëshuar për trajtim në shtëpitë e tyre”, tha për KosovaPress, mjeku Bajgora.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-protestes-se-vv-se-14-police-te-lenduar-e-nje-qytetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala