Pas pesë muajsh Thaçi e sjell një njohje

Një lajm i mirë ka ardhur për Kosovën. Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi ju deshën më shumë se pesë muaj që ta sjellë një njohje. Edhe pse për të dicka e tillë dukej shumë e thjeshtë.
Antigua dhe Barduda është njohja më e re për Kosovën. Lajmin për këtë njohje të këtij shteti karabian e ka shpërndarë vetë Thaçi në facebook.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda. Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës.
Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj që bën pjesë bashkësinë e Komonuellthit të Kombeve (ang.Commonwealth).
Ishujt ndodhen midis Oqeani Atlantik dhe Deti i Karaibeve, në jug-lindje të Porto Rikos.
Ky shtet ka 81,799 banorë me një sipërfaqe prej 440 km².
Antigua dhe Barbuda ka një sistem dy dhomash: dhoma e të deleguarve dhe Senatin si dhomë e lartë.
Ushtria përbëhet nga 150 Ushtarë dhe një marinë prej 25 ushtarësh (2 barka të shpejta).
SHBA përkujdesen për sigurinë kombëtare me dy bazat ushtarake të marra me qira.