Pas përplasjeve, nesër në Gjakovë bëhen bashkë Mimoza Kusari e Hykemete Bajrami

Autori:Avdyl Pajaziti

Mimoza Kusari- Lila la Ministrin Tregtisë dhe Industrisë, duke garuar për të parën e Gjakovës, ku edhe e fitoi garën.
Pas saj në ministri erdhën edhe dy bashkëpartiak të saj, mirëpo në fund ndrrimi i koalicionin Qeverisës e solli Hykmete Bajramin e LDK-së në krye të kësaj ministrie, raporton Indeksonline.

Mirëpo Bajrami dhe Kusari ishin përplasur fort për punësimet brenda kësaj ministrie duke akuzuar njëra- tjetrën për largime nga puna dhe familjarizim.

Por protagonistet e këtyre debateve të nxehta do të bëhen bashkë nesër në Gjakovë për të folur në lidhje me “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” që do të mbahet në këtë qytet.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Gjakovë, ku do të diskutohen çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e këtij sektori, që kanë të bëjnë me shërbimet që ofrohen nga qeveria dhe donatorët, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal, si dhe projektet e donatorëve për zhvillimin e sektorit privat”, shkruan në njoftimin për media të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-perplasjeve-neser-ne-gjakove-behen-bashke-mimoza-kusari-e-hykemete-bajrami/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala