Pas Mustafës, Mogherini takon Vuçiqin

Autori:Avdyl Pajaziti

Sapo ka filluar takimi në mes të shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe delegacionit serb të  prirë nga kryeministri Aleksandër Vuçiq.

Kjo informatë është bërë e ditur nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq përmes një postimi në Twitter.

Para takimit me palën serbe, kryediplomatja evropiane ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Me t`i përfunduar takimet të trija palët, Kosova, BE-ja dhe Serbia do të nisin bisedimet e përbashkëta në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-mustafes-mogherini-takon-vuciqin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala