Pas MSA-së, duhet certifikimi i produkteve kosovare

Autori:Avdyl Pajaziti

Prodhuesit do të mund të përfitojnë nga ekspertiza për arritjen e standardeve evropiane të cilësisë dhe certifikimin e produkteve të tyre.

Certifikimi i tyre shihet si hap i domosdoshëm që produktet kosovare të mund të eksportohen në vendet e BE-së, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.

Këtë e ka thënë ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, në tryezën e organizuar nga programi “Fuqizimi i sektorit privat” i USAID-it, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Bashkëpunimi Zhvillimor Zviceran për nisjen e mbështetjes së prodhuesve kosovarë në sigurimin e certifikimeve formale të kualitetit dhe sigurisë që janë të domosdoshme për të eksportuar në BE, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrja Bajrami ka thënë se disa produkte tashmë janë duke u eksportuar në vendet e BE-së, mirëpo janë shumë prodhues të tjerë që do të përfitojnë nga ky program.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-msa-se-duhet-certifikimi-i-produkteve-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala