Pas librit, edhe film për Steve Jobs

Autori:Gazeta Fjala

Steve Jobs në tre akte të dramës shekspiriane. Është filmi “Steve Jobs” me regjisor Danny Boyle, i shkruan nga Aaron Sorkin mbi biografinë e “Steve Jobs” të Walter Isaacson, një prapaskenë e preazantimit të tre produkteve ikonë, Macintosh, Next dhe iMac, që kanë sjellë revolucion në botën dixhitale.

Tre momente në jetën e themeluesit të Apple, të interpretuar nga Michael Fassbender, respektivisht në 1984, 1988 dhe 1998, që i përgjigjet edhe evoluimit të njeriut që shfaqet si një gjeni e vizionar dhe më pas si një baba i dashur. Jobs është si një Jul Çezar, sheh komplotin kudo, dhe i beson vetëm Joanna Hoffman, të interpretuar nga Kate Winslet, që më pas bëhet shefe e marketingut ndërkombëtar dhe e vetmja që e mban me këmbë në tokë.

Joanna shfaqet në film dhe si një alter ego e Steve, dhe është ajo që i hap sytë përballë të bijës, Lisa, që ka nga lidhja me shoqen e liceut, Chrisann Brennan, që luhet nga Katherine Waterson. Një vajzë që në fillim mohohet, por që gjatë filmit duket se është një muzë frymëzimi për të atin./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-librit-edhe-film-per-steve-jobs/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala