Pas Kurtit e Limajt, ambasadorët e Kuintit e refuzojnë edhe Haradinajn

Autori:Avdyl Pajaziti

Bojkotit të deritashëm që shtetet e Kuintit ia kanë bërë Vetëvendosjes dhe Nismës për Kosovën, prej sot i është bashkuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Lideri i saj, Ramush Haradinaj, siç mëson Indeksonline, sot ka bërë përpjekje serioze për ta takuar njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit në Kosovë, për ta sqaruar pozicionin e tij të ri në bllokun e krijuar opozitar dhe justifikuar aksionet e përbashkëta të tyre, por ka hasur në refuzimin e tij dhe mospranimin për t’u takuar.

“Haradinaj sot në mëngjes ka provuar që të takojë njërin prej ambasadorëve të shteteve të Kuintit, por është refuzuar prej tij. Me aksionet e fundit, veçanërisht të djeshmin, Haradinaj e ka shkelur ‘vijën e kuqe’ dhe do të bojkotohet tërësisht sikurse Kurti dhe Limaj. Pra, do të ndërpritet bashkëpunimi me të, sepse më nuk po shihet si partner prej askujt”, thotë ky burim ndërkombëtar për Indeksonline.

Sipas tij, Haradinaj tek tash ka filluar ta kuptojë ftohjen e ndërkombëtarëve kundrejt tij dhe po bën përpjekje për t’u takuar dhe për të mos i ndërprerë raportet me përfaqësuesit e korit të huaj diplomatik në Kosovë, mirëpo tash as ata pak ambasadorë që e kanë takuar së fundmi, më nuk po pranojnë ta takojnë. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-kurtit-e-limajt-ambasadoret-e-kuintit-e-refuzojne-edhe-haradinajn/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala