Pas kabllove, qytetarët nisin të vjedhin edhe rrymën nga autostrada

Autori:Avdyl Pajaziti

Vjedhjet e autostradave, për të cilat buxheti i Kosovës ka harxhuar shumë dhe do të harxhojë edhe në vitet në vijim vetëm sa po vijnë duke u rritur. Një pjesë e madhe e shtyllave të ndriçimit tashmë janë mbyllur në këtë mënyrë për t’i shpëtuar ato nga vjedhja.

Në shumë pjesë të tjera të këtij aksi të ri rrugor ende shihen gjurmët e vjedhjeve, raporton KTV.

Zyrtarë përgjegjës të Ministrisë së Infrastrukturës i kanë thënë KTV-së nëpërmjet telefonit se deri tash janë vjedhur mbi 2000 metra kabull vetëm në pjesën nga rreth rrotullimi i madh deri në dalje në Fushë Kosovë.

Nga ana tjetër, me të dhënat e Njësisë për Kontrollim të Autostradave e Policisë së Kosovës del se numri i vjedhjeve vetëm po shkon duke u rritur. Ai e ka bërë publik një rast të vjedhjes së rrymës që një qytetar e ka bërë përmes shtyllave ndriçuese në Autostradën Ibrahim Rugova.

Kontrollet më të shumta të autostradave që kanë rreth 300 kilometra në të dyja anët, tash për tash janë të pamundura, pasi që kjo njësi ka vetëm dy patrulla, e treta ka shumë gjasa t’i bashkëngjitet brenda këtij viti.

Zëdhënësja e Bechtel & Enka-s, Ela Ruci ka deklaruar se vjedhjet janë bërë tashmë të zakonshme për këtë kompani. Sipas saj, vjedhjet më të mëdha janë të derivateve të naftës dhe se të gjitha rastet janë të lajmëruara në polici, ku kjo e fundi në një pjesë prej tyre që i ka zbardhur kanë dalë të jenë vetë punëtorë lokalë të kësaj kompanie, transmeton Koha.net.

Ministria e Infrastrukturës po pret përfundimin edhe të autostradës Arbën Xhaferi, dhe pastaj të vendosë nëse mirëmbajtjen e të dyja autostradave do ta ketë një kompani private, e cila gjithashtu do të merrej edhe me sanimin e dëmeve të mëdha që u janë bërë autostradave nga hajnat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-kabllove-qytetaret-nisin-te-vjedhin-edhe-rrymen-nga-autostrada/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala