Pas aktgjykimit ndaj Ivanoviqit, Beogradi në dilemë për dialogun me Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë se aktgjykimi kundërOlive Ivanoviqt nuk ka lidhje as “me të drejtën dhe as me drejtësinë”.

Siç ka thënë ai, njofton RTS , është koha që Beogradi të shqyrtojë pjesëmarrjen e vet në bisedime me Prishtinën, transmeton Koha.net.

Gjuriq ka shtuar se aktgjykimi është edhe mesazh politik për Serbinë dhe mënyra për t’u poshtëruar gjithë shteti.

Ai njohësish ka theksuar se Prishtina nuk po e zbaton asnjë segment të marrëveshjeve me Beogradin dhe prandaj, sipas tij, është koha që Qeveria dhe vetë kryeministri të deklarohen rreth kësaj situate të re.

“Kjo është vija e kuqe e cila na thotë që të pyetemi nëse duhet të vazhdojmë me të tutje dhe si”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se ky është “një shërbim i ri i Prishtinës” para vazhdimit të dialogut me Beogradin më 27 janar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-aktgjykimit-ndaj-ivanoviqit-beogradi-ne-dileme-per-dialogun-me-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala