Pas 43 vjetësh, Gjermania do ta kthejë kosovarin në Serbi

Autori:Zekirja Shabani

Historia e tij është e jashtëzakonshme. Ka shkuar në Gjermani në moshën 10 vjeçare. Por, pas 43 vite jetë, kur kosovari Davit Meta, i ka bërë në shtetin gjerman, mund të dëbohet nga atje, raporton KTV.

53-vjeçari përpos që nuk do të mund të rrijë më në Gjermani ai duhet të kthehet jo në Kosovë, por në Serbi. Kjo pasi që ai posedon vetëm pasaportën e Serbisë. Autoritetet përgjegjëse në Wurzburg nuk ia kanë vazhduar lejen e qëndrimit, sepse sipas tyre, ai “në një të ardhme të afërt nuk është i aftë të sigurojë jetesën me punën e tij”.

E për jetesën e tij, nuk kanë shprehur dëshirë të kontribuojnë as dy fëmijët, të cilën ky i ka me gruan gjermane, me të cilën është ndarë pa shkurorëzim. E shkaku i mosndihmës nga dikush, Daviti, më shumë po i frikësohet kthimit të tij në shtetin serb.

“Unë nuk e njoh gjuhën serbokroate, ndërsa sa i përket punësimit, në Serbi është edhe më keq se në Gjermani. Pa para nuk mund të siguroj as medikamentet. Prandaj, më mirë le të më mbysin menjëherë, sepse kjo për mua është sikur ekzekutim”, thotë ai.

Kosovari s’ka punuar asnjëherë në Gjermani. Në bazë të një kontrollimi që i është bërë është ardhur në përfundim se ai ka mundësi të punojë deri në gjashtë orë në ditë, por s’ka motiv pune. Në anën tjetër, gjykata ka konstatuar se nuk ekziston “një mishërim i vërtetë i tij me Gjermaninë. Fëmijët e tij janë të rritur dhe duket se nuk kanë me të ndonjë lidhje të fortë”.

Një ekspert ligjor i kësaj fushe, avokati Hubert Heinhold thotë se një dëbim në Serbi në mungesë të pasaportës së tij kosovare nuk mund të vije në shprehje. Ai mbron kosovarin duke u bazuar në jetesën e gjatë që ky ka bërë në Gjermani dhe pyet: Sa kohë u dashka që dikush të lëshojë rrënjë në Gjermani, nëse jo kaq sa Daviti?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-43-vjetesh-gjermania-do-ta-ktheje-kosovarin-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala