Pas 1 vit nisin hetimet për traktorin e Blerandit 51.900 euro

Autori:Avdyl Pajaziti

Inteligjenca Financiare dhe Agjencia Kundër Korrupsioni janë zgjuar fiks 1 vit e 2 muaj me vonesë dhe kanë filluar hetimet rreth skandalit të traktorit 51.900 euro i cili u pagua me parat e shtetit nga Ministria e Bujqësisë në kohën sa ishte në krye te saj ministri i tanishëm i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Burime të sigurta të portalit “Infokui” kanë bërë të ditur se dy këto institucione janë duke e hetuar rastin. Deri me tani, sipas këtyre burimeve, nuk kishte ndonjë interesim për këtë punë, pavarësisht se ky skandal ishte bërë i madh dhe kishte fakte të mjaftueshme se kemi të bëjmë me krim financiar, keqpërdorim të parasë së shtetit dhe dyshime për korrupsion.

Ndryshe, skandali i publikuar me 25 shkurt të vitit të kaluar ishte i dëshmuar me fakte se si ministria po keqpërdor buxhetin e shtetit duke i paguar shumëfish ma shtrenjtë traktorët dhe për me keq duke i dhënë personave jomeritor.

Pra traktori të cilin ministria e pagoi 51.900 euro i ishte dhenë një tregtari dhe me pas ai e kishte nxjerrë në shitje. Keqpërdorime të tilla në këtë ministri është përfolur shumë se ishin me dhjetëra dhe ministria e ka pranuar një gjë të tillë duke u arsyetuar se disa persona kanë mashtruar ministrinë duke përfituar në emër subvencioneve dhe grandeve të ndara për zhvillimin e zonave rurale.

Për me shumë lexojeni të plotë shkrimin e botuar me 24 shkurt 2015 –
1. Traktori Blerandit 51.900 euro

Si dhe shkrimin e tjetër i cili u argumentua me fatura për blerjen e këtij traktori-
2. Faktet e manipulimit në blerjën e traktorit 51.900 euro

Traktori Blerandit 51.900 euro

Ministria Bujqësisë e ka blerë 51.900 euro një traktor në kuadër të subvencionimit të bujqësisë, ndonëse çmimi real i këtij mjeti në treg është njëzetegjashtëmijë euro.

Blerja e traktorit me çmim dyfish më të shenjtë nga ministria që drejtohet nga Blerand Stavileci është vetëm fillimi i tregimit për keqpërdorimin e fondit prej 1.3 milionë eurosh i marrë si kredi nga Banka Botërore për zhvillim të bujqësisë.

Fituesi i subvencionit, gjegjësisht, i blerjes së traktorit nga ministria e Stavilecit, Agron Berisha, sapo e ka marrë traktorin si dhuratë nga shteti e ka nxjerrë në shitje, pothuajse pa e përdorur fare.

Ky mjet tashmë ndodhet në shitje.

Gazetari i portalit “Infokusi” dhe “Gazetës Blic”, atë kohë kishte siguruar komplet dokumentacionet dhe fakto-grafitë që dëshmojnë se ku është porositur traktori, sa ka kushtuar, sa para i ka dhënë Ministria e Bujqësisë për të, sa është vlera reale e tij në treg dhe ku ndodhet aktualisht.

Traktori i prodhuar në Turqi, i markës “Tumosan 8105” është porositur prej përfaqësuesit të kësaj fabrike në Kosovë, “Agribau sh.p.k”, që ndodhet në zonën industriale rrugës për Fushë Kosovë.

Këtë porosi “Agribau sh.p.k” e ka bërë me kërkesë të kompanisë “Agro – Drinia” nga fshati Piranë e Komunës së Prizrenit, të cilës Ministria e Bujqësisë ia ka paguar traktorin për t’ia dhënë bujkut Agron Berisha nga Fushë Kosova.

Traktori i paguar nga shteti në shitje të “Agribau sh.p.k”

Por, me të pranuar traktorin, bujku Agron Berisha e ka dërguar të njëjtin në “Tumosan” për ta shitur. Gazetari e ka vizituar këtë sallon ku ka arritur që ta fotografojë traktorin dhe gjithashtu t’i marrë të dhënat për të. Ka kontaktuar me pronarët e “Tumosan” për të mësuar rreth çmimeve të traktorëve, nga të cilët ka mësuar se i njëjti traktor kushton njëzetegjashtë mijë euro.

Si do qoftë, pronari i sallonit nuk e tregon sa është çmimi i traktorit që është blerë për Agron Berishën.

“Ne kemi traktorë tjerë në shitje dhe mund ta porosisim edhe të njëjtin por për këtë traktor nuk mund të jap unë çmim, duhet të bisedosh me Agronin. Por nëse jeni të interesuar unë e porositi të njëjtin nga fabrika, këtë mund ta bëjmë, çmimi për të është 26.000 euro”, thotë shitësi i traktorëve në këtë sallon.

Ndërkat i kontaktuar nga gazeta, Agron Berisha, i cili e ka përfituar donacionin e Ministrisë së Bujqësisë,nuk ka dashur të flas për atë se si e ka përfituar traktorin dhe sa iu ka paguar, por ai ka thënë se i ka dy traktor në shitje.

“Po kam traktora për shitje. I kam dy tjerë por nuk e shes ata që është në sallon ku e keni pa ju. Aty ju mundeni me porosit të njëjtin se unë aty e kam ble, por ata temin nuk e shes”, ka thënë Agroni përmes telefonit.

Ndërkaq, kur është pyetur se sa e ka çmimin traktori që gjendet në sallonin “Agribau sh.p.k”, ai ka refuzuar të përgjigjet duke theksuar se kjo çështje nuk duhet t’i interesojë askujt.

“Nëse doni me ble të njëjtin porositeni aty, unë prej ti e kam marr. Sa e kam ble unë kjo punë nuk ju intereson juve”, ka thënë Berisha përmes telefonit.

“Kontrabandimi” i traktorit nga Prishtina në Prizren!

Por në fakt, Portali “Infokusi” dhe “Gazeta Blic” posedonin dëshmi qe traktori i Agronit nuk është blerë tek ai sallon, por të dora e dytë, përkatësisht tek “Agro – Drinia”. Se për çfarë arsye është bërë kjo lëvizje nga përfaqësuesi i firmës që e ka porositur traktorin nga fabrika e deri të firma “Agro Drinia” në Prizren për t’u blerë me pas nga ministria për bujkun nga Fushë Kosova këtë nuk e ka treguar asnjëra palë.

Një fakt tjetër interesant qe është konfirmuar është qe edhe në firmën ku ministria e ka paguar faturën traktori i njëjtë mund të blihet me çmimin prej 26.000 euro dhe jo me 51.900 euro sa e ka paguar ministria e Blerand Stavilecit.

Këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i firmës “Agro-Drinia”. Ai ka thënë se traktorin e njëjtë si të Agron Berishës mund ta bleni me çmimin prej 26.000 euro.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë thotë se për mekanizmin bujqësor kanë qenë të planifikuara 1.3 milionë euro në vitin 2013, përkatësisht 700,000 euro në mekanizmin për levërtari dhe 600,000 euro në mekanizmin bujqësor për blegtori dhe hortikulturë.

Zëdhënës i Ministrisë së Bujqësisë, Adil Behramaj ka theksuar se për këtë nënmasë janë miratuar 47 projekte të fermerëve në vlerë prej 1,271,605.40 €, ku 30 projekte në vlerë prej 774,281.30 euro kanë qenë në sektorin e levërtarisë dhe 17 projekte në vlerë prej 497,324.10 euro në sektorin e blegtorisë dhe hortikulturës.

“Pjesa më e madhe e këtyre projekteve kanë përfshirë edhe traktorë dhe mekanizëm tjetër përcjellës. Vlera e pranuar për traktorë varion prej 13,800 euro, deri në 51,900 euro, varësisht prej llojit apo fuqisë së traktorit”, ka potencuar Behrami.

2. Faktet e manipulimit në blerjën e traktorit 51.900 euro

Ashtu siç ka raportuar dje portali “Infokusi” dhe “Gazeta Blic”  që posedon faktet e hulumtuara për skandalin Traktori i blerandit-51 900 euro, do t’i publikoj në vazhdimësi ato, për të vërtetuar keqpërdorimet që janë bërë me paratë e kredisë së Bankës Botërore, të cilat janë marrë në emër të zhvillimit të bujqësisë.

Fillimisht, Ministria e Bujqësisë, gjegjësisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, me datën 20.10.2013 e ka njoftuar Agron Berishën, nga Fushë Kosova se i është pranuar blerja e traktorit mbi 75 kë, me shumën maksimale të pranuar prej 51.900.00.

(Shiko dokumentin origjinal).

Ky dokument mbanë datën e protokollit 04.11.2013

blerandi dokument

Vetëm një ditë pasi është protokolluar dokumenti i aprovimit të donacionit, siç është i emëruar “Leter informimi”, ministria e ka nënshkruar kontratën me përfituesin e grandit, Agron Berishën, nga Fushë Kosova. Data e protokollimit të kontratës është 05.11.2013.

(Shiko kontratën origjinal).

dokumenti blerandit 2

“Turbo” kontrata e nënshkruar ndërmjet ministrisë dhe përfituesit të donacionit, vetëm një ditë pasi i është aprovuar kërkesa Agron Berishës, është po aq skandaloze sa edhe vlera e dyfishuar e blerjes së traktorit.

Kjo kontratë që mban nr. 24/2013, është skandaloze nga paragrafi dytë ku shkruan emri i përfituesit të grandit, mbiemri dhe vendbanimi i tij.

Sipas kësaj kontrate, Agron Hamdi Berisha, është nga vendbanimi – fshati Fushë Kosovë, Komuna e Fushë Kosovës…

Në këtë rast, ministria duke u munduar që ta justifikoj dhënien e këtij granti, që është i dedikuar për zhvillimin e bujqësisë në zonat rurale, qytezën e Fushë Kosovës e ka shndërruar në fshatë.

Po ashtu, kjo kontratë nuk përmban as numër të biznesit dhe as emër se kush e përfaqëson fermën….

“Agron Hamëz Berisha nga vendbanimi/ Fshatin Fushë Kosovë, Komuna Fushë Kosovë me numër personal të letërnjoftimit 1174248741. Numri Unik i identifikimit në Regjistrimin e Fermës 1016078, me numër të biznesit XXXXX të cilin e përfaqëson XXXX, si përfitues në anën tjetër”.

/Portali “Infokusi”/Gazeta Blic/

Fatura e firmës “Agro – Drinia”

fatura

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/pas-1-vit-nisin-hetimet-per-traktorin-e-blerandit-51-900-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala