Parulla kundër Senatit të UP-së

Autori:Gazeta Fjala

“Bujar Dugolli, Dekenër”, “We never give UP”, “Et’hem Hajni”, “Jo UPushtet, Universitet”, “Jo UPlagjiat” janë vetëm disa nga parullat e shkruara mbrëmë në hapësirat e Universitetit të Prishtinës.

Parullat janë shkruar nga Klubi Politik i Studentëve (KPS) të cilët thonë se përmes këtij aksioni kanë kërkuar që të luftohet korrupsioni në UP dhe në vecanti ndaj stukrutarave të korruptuara të senatit.

Përmes një deklaratë për media, KPS ka sqaruar se aksioni i mbrëmshëm është vazhdimësi e marshit studentor të organizuar më 9 tetor, ku përvec luftës ndaj korrsupionit dhe pushtetit në UP, ishte kërkuar që arsimi publik në vend të bëhet prioritet nacional si dhe rritjën e financimit shtetërore për universitetet publike.

“Aksioni i mbrëmshëm simbolik tregoi vendosmërinë tonë për një Universitet më të mire,” thuhet në komunikatën për media.

“Përmes këtyre parullave ne rikonfirmojnë gatishmërinë tonë për t’i luftuar grupet mafioze e kriminale të partive politike në Universitetin e Prishtinës.”

KPS po ashtu ka njoftuar se gjatë shkrimit të parullave në Fakultetin e Edukimit –  e ku dekan është ish-Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Et’hem Ceku –  ka pasur një tentim për sulm fizik nga ana e sigurimit, deri sa njëri nga rojet ka nxjerrë armën “duke u drejtuar kërcënueshëm aktivistëve”.

“Po ashtu, në aksionin tonë të mbrëmshëm ka ndërhyrë edhe policia, duke ndaluar pesë aktivistë të organizatës, por të cilët i kanë liruar menjëherë brenda natës,” sqaron komunikata.

Sot gjatë ditës, Këshilli Drejtues i UP-së pritet që të diskutojë kërkesën e Senatit të UP-së për shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu.  Një nga më të zëshmit për shkarkmin e tij ka është Bujar Dugolli, ndaj të cilit studentët kanë ironizuar me parulla./Gazeta Fjala

 

kps 1

kps 4

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parulla-kunder-senatit-te-up-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala