Partitë fshehin milionat

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportet vjetore financiare dhe raportet e shpenzimeve të fushatës nuk janë publikuar në dy vitet e fundit.

Këto raporte aktualisht nuk janë duke u publikuar për shkak se nuk është bërë auditimi, siç kërkohet me ligj, nga auditorët e licencuar që zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave publike ende nuk ka arritur të bëjë përzgjedhjen e këtyre auditorëve

Edhe pse në fushatat zgjedhore, partitë e kanë gojën plot transparencë dhe angazhim për interesin e qytetarit, pasi të përfundojnë zgjedhjet, shumica e këtyre subjekteve politike rrisin nivelin e burokracisë së brendshme partiake, duke harruar premtimet e tyre për ndershmëri, transparencë dhe respektim të ligjit para votuesit.

Kjo fshehje e të dhënave të shpenzimeve të buxhetit nga qytetari, dyshohet se ka të bëjë me pastrimin e parave të pista, përmes partive politike nga rrjetet e ndryshme kriminale që financojnë grupe të caktuara të interesit.

Duke qenë se ATK-në e kontrollon politika, derisa edhe vetë KQZ-ja është një institucion i varur prej partive, asnjëherë nuk ka kontroll të duhur.

Eksperti i fushës së legjislacionit, Riza Smaka, tha për “Kosova Sot” se kjo situatë është pasojë e mungesës së një ligji të veçantë.

“Çështje paraprake dhe esenciale referuar problemit që po trajtohet në masmedie dhe te shoqëria civile , është nevoja imediate për miratimin e Ligjit për Partitë Politike. Këtë akt ligjor deri tani nuk e ka përgatitur Qeveria e gjasat janë se as në këtë mandat e njëjta nuk do ta bëj atë punë të nevojshme e të arsyeshme, në radhe të parë ngase qeveritarëve më shumë u përshtatet amullia e parregulluar sesa me norma legale”, tha Smaka./Kosova Sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/partite-fshehin-milionat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala