Partitë e opozitës nuk ftohen në Lutjet e Mëngjesit në Amerikë, ja emrat e pjesëmarrësve

Autori:Gazeta Fjala

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ftuar deputetët e opozitës në Washington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit (National Prayer Breakfast). Në këtë event ku marrin pjesë rreth 3200 mysafirë nga barë bota do të shkojnë Adem Grabovci, Armend Zemaj, Besim Beqaj, Flora Brovina,Slobodan Petrovic, Enver Hoxhaj dhe Teuta Rugova. Përfaqësuesit e VV’së fillimisht kanë thënë se kanë marrë ftesë por më pas nuk janë lajmëruar për t’i konfirmuar emrat ndërsa në AAK dhe NISMA kanë deklaruar se në partitë e tyre nuk është ftuar asnjë deputetë.

Jo të gjithë deputetët e kanë fatin për të udhëtuar përtej Atlantikut, për t’iu bashkuar masës së politikanëve dhe personaliteteve të larta botërore në Lutjet e Mëngjesit, që mbahen të enjten e parë të muajit shkurt në Ëashington.

Këtë herë nga Kuvendi i Kosovës drejt SHBA’së do të nisen vetëm deputetët e Pozitës. Ata nga Opozita ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e këyre lutjeve.

“Deri më tash nuk ka asnjë ftesë. A vijnë me vonë apo jo nuk e di. Atë që mund të themi është se deri më tani nuk ka askush ftesë në AAK për të marrë pjesë në këto lutje”, ka thënë Muharrem Nitaj nga AAK.

Ftesë për të udhëtuar drejt SHBA’së nuk ka marrë deri tash askush edhe në Nismën e Fatmir Limajt.

Washingtonin me gjasë nuk do të shijojnë as deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, që drejtohet nga Visar Ymeri.

Në VV kanë thënë fillimisht për Express se janë disa të ftuar, dhe kanë thënë se do të konfirmojnë kush është pjesë e këtij udhëtimi. Mirëpo, më pas ata nuk kanë pranuar të flasin për ketë çështje.

Në  “Lutjet të Mengejsit” do të shkojnë Adem Grabovci, Armend Zemaj, Besim Beqaj, Flora Brovina,Slobodan Petrovic, Enver Hoxhaj dhe Teuta Rugova. Por, ata nuk do të jenë të vetmit që do shkojnë për t’u lutur.

Mësohet se edhe Lutfi Haziri, kryetari aktual i komunës së Gjilanit do të jetë në të njëjtin avion me ta.  Shpenzimet për deputetët, si për çdo vjet, i heq Kuvendi i Kosovës.

Para dy vjetësh, “Lutjet e mëngjesit” janë organizuar edhe në Kosovë në kuadër të  “Javës së tolerancës”, me ç’rast patën marr pjesë zyrtarë të lart nga rajoni e bota.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/partite-e-opozites-nuk-ftohen-ne-lutjet-e-mengjesit-ne-amerike-ja-emrat-e-pjesemarresve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala