Partia e Fortë premton restaurimin e Hamameve

Autori:Avdyl Pajaziti

Partia opozitare e Kosovës “Partia e Fortë”, ka premtuar restaurimin e të gjitha hamameve në Kosovë, përfshirë edhe atë të Prizrenit.

Kjo parti ka treguar detaje të reja për zgjedhjet e ardhshme. Ajo nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se zgjedhjet e reja do të jenë ato të cilat do ta motivojnë këtë parti për rindërtimin e hamameve.

“Premtim për Prizrenin: Partia e Fortë do ta bëjë restaurimin e të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore të restauruara deri sot apo që janë në restaurim e sipër. Jemi vetëm në pritje të zgjedhjeve të reja”, ka bërë të ditur kjo parti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/partia-e-forte-premton-restaurimin-e-hamameve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala