Parshikimi i radhës nga Remi

Deputeti i PDK’së, Rrustem Mustafa-Remi e ka dhënë edhe një mendim që ka të bëjë me Gjykatën Speciale. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se kjo Gjykatë nuk do ta dëmtojë vendin. Siq shkruan Remi politika ndërkombëtare e ka deshmuar dhe me heret përkrahjen e popullit tonë,gjykata special do të verteton këtë.
Ky është postimi i plotë i Remit në Facebook:
Gjykata speciale nuk e dëmëton vendin tonë!
Me dinjitet duhet kaluar sfidat dhe nga akuzat të dalim faqebardhë.
LIRINË po e gëzojmë të gjithë, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇKsë, askush nuk do të tentoj ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë,nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perendimit (Europes).
Politika ndërkombëtare e ka deshmuar dhe me heret përkrahjen e popullit tonë,gjykata special do të verteton këtë, dyshimet dhe thashethëmet për mua, apo individet e tjerë duhet rrëzuar,kjo kërkohet tani dhe luftëtarët e LIRISË do të dalin faqebardhë!!!