Parlamenti i Greqisë kërkon anulimin e disa borxheve të vendit

Autori:Avdyl Pajaziti

– Kryetari i parlamentit grek ka thënë se një pjesë e borxheve kombëtare janë të jashtëligjshme dhe duhet të anulohen.

Zyrtarët grekë kanë thënë se Athina është detyruar që të shfrytëzojë para nga një llogari e emergjencave me qëllim që të paguaj me kohë këstin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 750 milionë eurove. Sot është afati i fundit për të kryer këtë pagesë.

Një burim brenda Bankës Qendrore në Athinë ka thënë sot se “kjo ka qenë iniciativë e guvernatorit të Bankës së Greqisë që të respektohet afati”.

Një zyrtar qeveritar ndërkaq ka thënë se me qëllim që të bëhet pagesa, Athina ka shfrytëzuar 650 milionë euro nga llogaria e veçantë e Bankës Qendrore, llogari kjo që duhet të përdoret vetëm në raste të “nevojave të jashtëzakonshme”.

Një tjetër zyrtar grek ka thënë se rezervat që u përdorën nga qeveria duhet të rimbursohen brenda “disa javësh”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parlamenti-i-greqise-kerkon-anulimin-e-disa-borxheve-te-vendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala