Parlamenti grek votoi paketën e masave

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas katër orësh tensionesh brenda dhe jashtë Parlamentit, Greqia miratoi planin e reformave të Aleksis Tsipras me 229 vota pro, 64 vota kundër dhe 6 vota abstenim.

Nga 149 deputetët e radikalëve të majtë, 32 kanë votuar \”jo\” dhe 6 kanë abstenuar, duke e çuar në 38 numrin e deputetëve brenda partisë Syriza, që kanë kundërshtuar vijën qeveritare, gjë e cila interpretohet si një problem i madh në mbështetjen e qeverisë së kryeministrit Tsipras.

Me anë të këtij votimi pro marrëveshjes, Athina i dha dritën e gjelbër planit të parë të reformave urgjente të vendosura nga Eurogrupi.

Vota pro ishte e nevojshme për fillimin e negociatave për ndihmën e tretë të kërkuar nga Greqia, që financohet nga FMN-ja.

Kryeministri grek Aleksis Tsipras votoi “po”, ndërsa kundër votuan shokët tij të partisë Syriza, si Yanis Varoufakis, ish-ministri i Financave dhe Zoe Kostantopoulou, kryetari i Parlamentit.

“Pro” kanë votuar 76 deputetët e Demokracisë së Re, 17 të partisë Lumi, 13 të Pasok-ut. Kundër kanë votuar të gjithë deputetët e AA (17) dhe ata të PKK (15).

Vendimi erdhi pas një dite të gjatë, e cila kulmoi dhe me dorëheqjen e zv. ministres së Financave, Nadia Valavani. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes, në sheshin ‘Sintagma’, protestues të shumtë u përleshën me forcat e policisë, duke bërë thirrje kundër miratimit të marrëveshjes nga Parlamenti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parlamenti-grek-votoi-paketen-e-masave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala