Parlamenti Evropian miraton MSA-në me Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku ka bërë me dije se Parlamenti Evropian në seancën plenare të sotme ka dhënë pëlqimin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshje, të cilën e kam bashkënënshkruar në tetor të vitit të kaluar, tani e ka dritën e gjelbërt nga edhe nga Parlamenti Evropian, dhe mbetet vetëm që të hyj në fuqi së shpejti, pas vendimit për konkludim të Këshillit të BE. I falënderoj të gjithë eurodeputetët që votuan, që Kosovës t’i sigurohet rruga drejt realizimit të ëndrrës evropiane, përmes dhënies së pëlqimit të tyre ndaj kësaj marrëveshjeje historike”.

“Kjo marrëveshje do të ndikojë si në përforcimin e procesit reformues, ashtu edhe në përshpejtim të realizimit të ëndrrës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian” ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parlamenti-evropian-miraton-msa-ne-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala