Parlamenti Evropian miraton masa kundër pastrimit të parave

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti Evropian miratoi të mërkurën një sërë masash kundër pastrimit të parave, për të nxitur luftën antiterroriste.

Masat e marra nga Bashkimi Evropian përfshijnë: qeveritë e vendeve anëtare të BE-së duhet të kontrollojnë informacionet e sakta të regjistruara nga pronarët e firmave, kompanitë e institucionet e transaksioneve financiare duhet të ofrojnë informacione më të hollësishme se tani për palën përfituese, furnizuesit e metaleve të çmuara dhe të diamanteve duhet të ndjekin se ku shkojnë mallrat e shitura prej tyre etj.

Sipas masave të miratuara nga Parlamenti Evropian, institucionet qeveritare dhe palët përkatëse me \”interes të ligjshëm\”, kanë të drejtë të marrin informacionet e regjistruara nga pronarët e firmave.

Masa të tilla kanë për qëllim që të godasin krimin financiar nëpërmjet kompanive a llogarive anonime jashtë vendit. Sipas rregullave përkatëse të BE-së, vendet anëtare do t\’i përfshijnë masat kundër pastrimit të parave në legjislacionin e tyre në dy vjetët e ardhshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parlamenti-evropian-miraton-masa-kunder-pastrimit-te-parave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala