“Parku i paqes” në ditën kur pritet nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e tij (Foto)

Autori:Gazeta Fjala

Derisa sot në Bruksel po negociohet  çështja e barrikadave në Veri, kështu duket “Parku i Paqes”, që është barrikada kryesore.

Në fotografitë e realizuara nga Gazeta Fjala, shihet që “parku” ka filluar të dëmtohet, e askush nuk është përkujdesur për të.

Ditë më parë, vetë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka konfirmuar për Gazetën Fjala se për sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e këtij “parku”.

Ndërkaq, ende po vazhdon takimi mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, ku përveç heqjes së barrikadave, do të bisedohet edhe për Asociacionin e Komunave serbe, kodin telefonik dhe energjinë./Gazeta Fjala/
parku3 parku4 parku1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parku-i-paqes-ne-diten-kur-pritet-nenshkrimi-i-marreveshjes-per-heqjen-e-tij-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala