Parku i harruar nga komuna

Është vendi i vetëm ku qytetarët e Ferizajit mund të gjejnë qetësi dhe ti ikin zhurmës e pluhurit të qytetit. Por, në Parkun e Lirisë në Ferizaj ata nuk kanë vend as ti kryejnë nevojat fiziologjike. Nuk ka ujë të pijes e shërbime tjera, derisa edhe ato pakë ulëse për pushim janë dëmtuar.
Zyrtarët komunal duket se nuk kanë menduar fare për tu plotësuar kushtet qytetarëve që frekuentojnë këtë vend.
Përveq kësaj, ata nuk po lejojnë as nismat qytetare që të mirëmbajnë parkun dhe të ofrojnë shërbime për vizitorët.
Një kërkesë e tillë, tash e sa kohë po rrin në tavolinën e të parit të qytetit, Muharrem Sfarqa.
Gazeta Fjala ka siguruar dokumentin që tregon se qytetarët Naim Gashi, Habib Musliu dhe Arsim Murseli, kanë propozuar që të ndërtohet një Restaurant prej druri, nga të hyrat e së cilit do ttë mirëmbahet, të ruhet dhe të ofrohen shërbime që u duhen qyetarëve, si ËC-t publike, dhe uji i pijshëm.
Këta qytetarë përkrahje kanë gjetur edhe nga rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, ku kryetari i saj, Kenan Gashi, ka dërguar një dokument përkrahës drejt Kryetarit të Komunës.
Gashi shkruan se me ndërtimin e këtij restaurani, parku do të përfitojë shumë, pasi që do të shtohej siguria dhe do të krijoheshin mundësitë e sigurimit të një donacioni të mundshëm për mirëmbajtje të mëtutjeshme të parkut, do të krijoheshin lojëra për fëmijë, fushë për kreativitet e aktivitete tjera.
Por, si duket të gjitha këto përpjekje janë të kota pasi që Kryetarit të Komunës nuk po i mbushet mendja për ndërtimin e këtij restaurani.
Gazeta Fjala ka provuar të bisedoj me kryetarin Sfarqa lidhur me këëtë qështje, por ai nuk është përgjigjur.