Paratë për investime në Brezovicë sigurohen në Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Procesi për koncesionimin e Qendrës së skijimit në Brezovicë vazhdon të përcillet me jotransparencë, me çka është karakterizuar që nga fillimi.

Tash kur konsorciumit francez, i cili ka nënshkruar kontratë me Qeverinë e Kosovës, i janë dhënë 6 muaj kohë për të gjetur 400 milionët, të cilat do të investohen në Brezovicë, kanë filluar të ngrihen dyshimet e para.

Gazeta “Zëri” nga burimet e saj merr vesh se këto miliona konsorciumi francez “MDP Consulting – Compagie des Alpes” po tenton t’i sigurojë nga magnati serb, Miodrag Kostiq. Ky i fundit është një prej biznesmenëve më të fuqishëm në Serbi, i cili kishte shprehur interesim për të marrë në shfrytëzim pronën shtetërore në Kosovë me kompaninë e tij “MK – Group”.

Por, Kosqit dhe “MK- Group” ishin tërhequr nga gara, duke mos dhënë asnjë sqarim.

Një burim i gazetës, në kushte anonimiteti, i afërt me konsorciumin franceze ka bërë të ditur se tërheqja nga interesimi ka ndodhur pikërisht për të realizuar këtë skenar. “Nëse ‘MK – Group’ do të fitonte kontratën nga Qeveria e Kosovës, kjo nuk do të ishte e pranueshme për opinionin në Kosovë dhe për t’i shmangur pengesat është përdorur ky skenar”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parate-per-investime-ne-brezovice-sigurohen-ne-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala