Paratë e shqiptarëve largohen nga vendi

Autori:Zekirja Shabani

Bankat në rajonin e Europës Juglindore gjithnjë e më pak para po i transferojnë në bankat amë. Ndërsa e kundërta po ndodhë në Shqipëri. Paratë e lira të bankave nga depozitat dhe kthimet tjera në vend që të investohen në kredi apo letra me vlerë të qeverisë vendase po nxirren jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, forma e investimit, që ka mbizotëruar në gjashtë muajt e parë të vitit, është vendosja e parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera tjera financiare”.

Kjo shkallë është rritur ndjeshëm me 11% apo me 19.1 miliardë lekë në vlerë absolute (138 milionë euro), në raport me fundin e 2014-s. Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre.

Ulja e varësisë së aktiveve të bankave me kapital perëndimor nga investimet në tregun e letrave me vlerë apo kredi dhe po ndodh në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Europës Lindore që nga viti 2010.

Kurse ekspertët në sektorin bankar pohojnë se, ikja e fondeve të lira jashtë vendit më shumë se, çështje preference është detyrim.

Pasiqë sipas tyre, bankat janë të detyruara edhe me ligj të marrin depozitat e klientëve edhe pse nuk kanë ku ti investojnë, ndërkohë që alternativat e investimeve janë të limituara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parate-e-shqiptareve-largohen-nga-vendi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala