Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Autori:Avdyl Pajaziti

Java që po vjen do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara, sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15-18 gradë Celsius.

Gjatë javës mund të ketë mjegulla të lehta vetëm në ultësira dhe vende përreth lumenjve, ndërsa erërat do të vinë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Në bazë të parashikimeve numerike kjo javë do të mbetet e fundit për këtë vitë me këto temperatura mbi normalen për periudhën që jemi , pasi që nga dita e dielë pritet të regjistrohen temperatura me vlera negative, por që edhe maksimalet nuk do të kalojnë mbi 13 gradë Celsius në ditët vijuese.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parashikimi-i-motit-per-javen-e-ardhshme/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala