Parashikime të errëta për Serbinë

Autori:Zekirja Shabani

Parashikimi i Komisionit Europian  për ekonominë e Europës Juglindore, nuk është i mirë. Viti 2015 dhe 2016 do ti gjejë shumë shtete me tkurrje ekonomike e rënie të investimeve dhe konsumit.

Serbia shfaqet më dobët në raportin e fundit të KE-së, i cili parashikon një tkurrje 1.0% të PBB-së këtë vit dhe rritje apatike në 2015, pas përmbytjeve në mes të majit. Më parë, KE kishte parashikuar një zgjerim prej 1.1% këtë vit që do të rritej në 1.9% në vitin 2015.

Pasiguritë rreth reformave strukturore të Serbisë dhe përpjekjet e konsolidimit fiskal po pengojnë edhe besimin ekonomik, ndërsa rritja e borxhit publik mbetet sfida kryesore. Rimëkëmbja ekonomike ka të ngjarë të vonohet për shkak të reduktimeve të njoftuara në shpenzimet publike dhe pagat e sektorit publik, tregun e dobët të punës, si dhe efektet nga përmbytjet që mund të vijojnë të ndihen edhe në 2015.

KE parashikon se borxhi publik do të arrijë në 78.4% të PBB-së në 2016, nga 68.6% që shënonte në vitin 2014. Shkurtimet e paralajmëruara të pagave dhe pensioneve janë konsideruar të pamjaftueshme për të stabilizuar borxhin e qeverisë dhe deficiti buxhetor është parashikuar të qëndrojë shumë lart në 5.8% të PBB-së në 2014, ndërsa do të bjerë në 4.8% të PBB-së në 2016.

Maqedonia prinë në Evropë

Në mbarë Europën, Republika e Maqedonisë është e dyta pas Irlandës në parashikimin e KE-së për vitin 2014, që rezulton me një rritje të pritur prej 3.3% në 2014, duke u përshpejtuar në mënyrë të qëndrueshme në 3.6% në 2016. Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë është udhëhequr nga “një përforcim i mëtejshëm i kërkesës së brendshme, në veçanti investimet publike dhe të huaja direkte, dhe aktiviteti dinamik i eksportit”, – thuhet në raport.

Mali i Zi, pritet të rritet me një shifër të konsiderueshme prej 2.0% këtë vit, u kritikua nga KE për axhendën e tij të vonuar të investimeve, e cila, së bashku me rënien e mprehtë në eksporte rezultoi në ngadalësim në gjysmën e parë të vitit, me rritjen që ra në 0.3% në T2.

Shqipëria, e cila fitoi statusin e kandidatit të BE-së në qershor, pritet të përballet me një përshpejtim gradual në rritjes mes 2014 dhe 2016, pas ngadalësimit gjatë tre viteve të fundit. Udhëheqësit e rritjes përfshijnë “rimëkëmbje” në kreditë bankare, planet qeveritare për të shlyer pagesat e prapambetura publike dhe projektet e mëdha të planifikuara për Investimet e Huaja Direkte.

Pavarësisht situatës në prag stanjacioni në Eurozonë dhe ndikimit negativ të krizës së Ukrainës, në shumicën e ekonomive të reja anëtare të BE dhe disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, perspektivat e rritjes janë vlerësuar si pozitive.

Tkurret Kroacia

Megjithatë, KE tanimë pret një tkurrje prej 0.7% në Kroaci për këtë vit, për shkak të rënies së kërkesës së brendshme, mjedisit të dobët të biznesit dhe performancës së tregut të punës.

KE gjithashtu reduktoi parashikimin e rritjes në vitin 2014 për Bullgarinë, e cila është zhytur aktualisht në pasiguri politike, nga 1.7% në 1.2%. Ekonomia do të humbë shumë nga “vrulli” i saj i rritjes vitin e ardhshëm, duke u ngadalësuar në 0.6%, dukshëm nën parashikimin prej 2% të pranverës.

Deri në vitin 2014, investimi është nxitur kryesisht nga shpenzimet publike, të cilat pritet të ulen në mënyrë të konsiderueshme në vitet e ardhshme, tha KE.

Por, rritja pritet të rigjallërohet në dy vitet e ardhshme, si pasojë e konsumit elastik privat, përmirësimit të vogël në rritjen e kreditimit, si dhe rritjes së besimit të investitorëve, referon raporti i KE-së.

Turqia me performancë të mirë

Ndërkohë, një performancë e fortë pritet në vendet kandidate të BE-së në rajon. KE ka rritur parashikimin për 2014 për ekonominë më të madhe të rajonit, Turqinë, në 2.8% nga shifra e mëparshme prej 2.6%, duke e mbajtur parashikimin e saj për 2015 të pandryshuar në 3.3%.

Megjithatë, KE paralajmëron se veprimtaria ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm në Turqi, pas një performance të fortë në T1. Tregjet apatike të eksportit dhe konfliktet e armatosura në Sirinë dhe Irakun fqinjë kanë trazuar ekonominë e Turqisë, ndërsa vlerësimi i vërtetë ka reduktuar sërish konkurrueshmërinë ndërkombëtare.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parashikime-te-erreta-per-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala