Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Autori:Gazeta Fjala

Sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Zyrtarët korrektues gjatë  kontrollimit të  shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës se metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon i tipit “Nokia” dhe një  kabllo për mbushjen e telefonit.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet nga SHKK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parandalohet-futja-e-kontrabandes-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala