Parandalimi i ekstremizmit prioritet edhe për qeverinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktiviteti në parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës që qon në terrorizëm është edhe prioritet i qeverisë së Kosovës.  Kështu pohoi kryeministri i vendit Isa Mustafa në konferencën e donatorëve, lidhur me zbatimin e strategjisë nacionale, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm.

“Pasojat nga terrorizmi janë shumë të mëdha, janë afatgjate dhe kërkojnë doemos një aleancë të përbashkët që ne t’i tejkalojmë dhe të luftojmë kundër tyre”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka thënë se Kosova është vend i vogël, por ka përgjegjësinë e vet në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, së bashku me vendet e tjera.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/parandalimi-i-ekstremizmit-prioritet-edhe-per-qeverine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala