Paramilitarë serbë do të bëhen gardianë burgjesh

Autori:Avdyl Pajaziti

Midis punonjësve të burgjeve të Kosovës do të ketë edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile (MC), së cilës autoritetet shtetërore i janë referuar gjithherë si organizatë paramilitare serbe.

Integrimi do të marrë start të hënën e ardhshme, kur parashihet të dorëzohen pikat vëzhguese që këta pjesëtarë mbajnë prej vitesh në veri.

Rekrutimi i pjesëtarëve të burgjeve do të bëhet brenda dy muajsh. Kjo parashihet në marrëveshjen 20-pikëshe për MC-në, e cila mban vetëm inicialet e ministres së dialogut, Edita Tahiri. Aty thuhet se procesi i integrimit të individëve do të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe të Ligjit për shërbim civil të Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Dokumenti dyfaqësh jep të dhënën se si Beogradi ka paraqitur një listë me 751 anëtarë të MC-së që do të integrohen në institucionet e Kosovës. E në anën tjetër, Prishtina ka ofruar gjithsej 483 pozita në veri, 80 prej të cilave në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe 25 në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paramilitare-serbe-do-te-behen-gardiane-burgjesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala