Paralizohet sistemi i drejtësisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nesër do të protestojnë të gjithë punëtorët e gjykatave dhe prokurorive të Kosovës. Sindikata e Pavarur e Judikaturës nëpërmes një njoftimi bën të ditur se protesta do të fillojë në orën 8 e 30. Kërkesat e të punësuarve sipas Sindikatës së Pavarur të Judikaturës janë: Sigurimi i transportit për punëtorët që punojnë në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali, implementimi i Marrëveshjes Kolektive, dhe rritja e pagave prej 25 përqind për të gjithë të punësuarit në gjykata dhe prokurori.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paralizohet-sistemi-i-drejtesise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala