Paralizohet arsimi e shëndetësia

Shkollat e arsimit para universitar në Kosovë janë në grevë. Mësimëdhënësit po r bojkotojnë mësimin në ditën e premte, në shenjë pakënaqësie për moszbatimin e Kontratës Kolektive nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se kërkesat e tyre mbesin të njëjta siç është pagesa prej 2 euro në ditë për shujtë të mësimdhënësit, realizimi prej 0,5 për qind e pagesës për çdo vit të punës, 70 për qind e mjeteve për mësimdhënësit udhëtarë si dhe 3 paga suplementare të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës dhe kontratën kolektive.
Në grevë 24 orëshe janë edhe punëtorët shëndetësorë në nivel të Kosovës. Ky vendim është marrë nga Federata Sindikale e Shëndetësisë.
Blerim Syla kryetar i kësaj federate, i ka thënë se greva mbahet për arsye të mos plotësimit të kontratës kolektive.
Sipas tij, punëtorët shëndetësorë kërkojnë që kontrata kolektive e përgjithshme dhe sektoriale, të filloj së implemntuari dhe siç thotë ai, të fillohet dialogu për rritjen e pagave si dhe implementimi i ligjit të pagave që është i aprovuar që nga viti 2010 nga Qeveria e Kosovës.