Paralajmëron Vetëvendosje, kërkon lirimin e Trim Gashit

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata i ka vazhduar sot paraburgimin aktivistit të Vetëvendosjes, Trim Gashit edhe për dy muaj.

Por, Lëvizja Vetëvendosje thonë se këtë e ka bërë Gjykata e kapur nga shteti.

Sipas këtij subjekti, kjo është bërë duke dashur kështu që me çdo kusht të ndalë përpjekjet e qytetarëve për ta mbrojtur Republikën, për t’i kundërshtuar marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

“Isa Mustafa nuk do të mund të na ndalë me përndjekje, arrestime, mbajtje, torturime dhe dënime të aktivistëve. Ai mund të na ndalë vetëm me tërheqje nga marrëveshjet e dëmshme për Republikën e Kosovës. Në të kundërtën, ai do të detyrohet të largohet nga pushteti përmes presionit qytetar. Provokimet e tilla veç sa e tensionojnë edhe më tutje situatën. Prandaj, ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Trim Gashi”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Ndryshe, Policia arrestoi Gashin sot një muaj më parë, i dyshuar për sulm ndaj veturës së kryeministrit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paralajmeron-vetevendosje-kerkon-lirimin-e-trim-gashit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala