Paralajmëron Halil Matoshi: Në Kosovë është rrezik demokracia

Autori:Avdyl Pajaziti

Analisti politik dhe publicisti Halil Matoshi ka reaguar pas bllokimit të Kuvendit nga ana e opozitës.

Ai në një shënim në Facebook thekson se demokracia në Kosovë është në rrezik. Sipas tij, edhe e para e shtetit, Atifete Jahjaga është e paaftë për ta nxjerr vendin nga kjo situatë.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Ne Kosove asht rrezikue demokracia – Jahjaga asht e paafte me e drejtue shtetin!

Qytetare dhe qytetarë kosovarë: Republika asht e jueja dhe ju duhet ta mbroni ate jo duke nenshkrue peticione tuj qene se jeni te manipuluem nga opozita, por duke kerkue qe te zgjedhunit tuej – perfaqesuesit tuej, t’ua thojne te verteten!

* Opozita e ka bllokue funksionalitetin e shtetit, kurse Kryetari i Kuvendit asht i pafate me e mirem bajte shtepine e sovranit.

* Qeveria asht e paafte me i arsyetue dhe me i mbrojte vendimet e veta!

* Presidentja e vendit Atifete Jahjgaa asht e pafate me i zbatue detyrimet e saj Kushtetuese: Sipas Neni 83 dhe 84 te Kushtetutes:

Neni 83: Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikë së Kosovës.

Neni 84 [Kompetencat e Presidentit] Presidenti i Republikës së Kosovës:

(1) përfaqëson Republikën e Kosovës brenda dhe jashtë;

(2) garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të përcaktuara me këtë Kushtetutë;

– Pra ajo nuk po e garaton funksionimin kushtetues te Kryeinstitucionit ne ni Republike Parlamentare!!!

Demokracia asht ne rrezik nga ni grusht deputetesh anti-Republike!!!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paralajmeron-halil-matoshi-ne-kosove-eshte-rrezik-demokracia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala