Paralajmërohet rritja e re e çmimit të energjisë elektrike

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë të ditur se ka propozuar që të hyrat maksimale të lejuara për mbulimin e kostove për furnizim me energji eleltrike të publikut për vitin tarifor 2015 janë 1.72 për qind më të mëdha se në vitin 2014.

“Të hyrat maksimale të lejuara për vitin 2015 janë 256,730,101 euro apo 1.72 për qind më tepër se ato të vitit 2014 kur ishin 252,389,459 euro”, ka njoftuar ZRRE.

Kjo nënkupton se tarifat do të rriten së paku për 1.72 për qind, pasi nuk ka alternativë tjetër si të rriten të hyrat. Por, ZRRE ka paralajmëruar se nuk dihet se për sa do të rriten tarifat e energjisë elektrike.

“Për shkak të kompleksitetit të procesit tarifor, duhet të theksohet se ky propozim për të Hyrat e Lejuara Maksimale nuk parqet Vendim për ndryshimin e tarifave me pakicë të konsumatorëve fundor. Vlerat e sakta të tarifave me pakicë do të jenë të njohura vetëm pas aprovimit nga Bordi i ZRRE‐së, pasi të kryhet analiza e parashikimeve për konsum në secilën kategori të konsumatorëve dhe në kohën e atij konsumi”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paralajmerohet-rritja-e-re-e-cmimit-te-energjise-elektrike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala