Paralajmërohet arrestimi edhe i dy drejtorëve në Prizren

Autori:Gazeta Fjala

Kuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku, ka paralajmëruar arrestimin edhe të dy drejtorëve të “Qeverisë Muja”.

Ajo thotë se ka informacione se dy drejtorë janë duke u hetuar, ndonëse nuk i tregon emrat e tyre.

“Priten të arrestohen edhe dy drejtorë; njëri për tjetërsim të pronës, kurse tjetri për lidhje të kontratave në dëm të Komunës”, shkruan Millaku në Facebook. “Kjo qeveri ka vetëm një të mirë dhe ajo është hyrja në librin e Genisit për prodhim të kriminalitetit”.

Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, javën e kaluar është arrestuar bashkë me pesë zyrtarë të tjerë të kësaj drejtorie. Kuvendarja Millaku thotë se këtij numri shumë shpejt pritet t’i shtohen edhe dy drejtorë të tjerë./Indeksonline

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paralajmerohet-arrestimi-edhe-i-dy-drejtoreve-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala