Paralajmërohen protesta për shkarkimin e Rektorit

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Ramadan Zejnullahu, duke theksuar se nesër protestojmë para Ministrisë së Arsimit, në ora 11:00.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se neni 32 i Statutit të UP i jep mundësi rektorit me u anku.
“Ministri i Arsimit e ka fjalën e fundit. Ministri ta shkakojë menjëherë Shefkije Islamajn dhe ta shfuqizojë vendimin skandaloz. Menjëherë”, ka shtuar Gjinovci.
Ai më tutje ka thënë se “pyetja kryesore është: kon doni me bo rektor edhe sa keni me mujt me majt në atë pozitë. 48 orë”.