Paraburgim për Xhemshit Krasniqin, dyshohet për krime lufte

Autori:Avdyl Pajaziti

Një gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës i ka caktuar sot masën 30 ditëshe të paraburgimit ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhemshit Krasniqit, i dyshuar për krime të luftës.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, Haxhi Millaku, avokat i Xhemshit Krasniqit.

Millaku tha se klienti i tij dyshohet për krime lufte në pranverën e hershme të vitit 1999 në territorin e Shqipërisë.

Sipas tij, kërkesa për paraburgim ka ardhur nga Prokuroria ndërsa gjykatësi e ka miratuar atë.

Millaku është ankuar në sjelljen e djeshme të policisë gjatë arrestimit të Krasniqit, aksion të cilin e ka quajtur spektakël. Ai tha se deri më tani asnjëherë gjykata e prokuroria nuk i kanë lënë klientit të tij ftesë të rregullt për t’u paraqitur në gjykatë.

Pas pak, KALLXO.com sjell pamje ekskluzive të Xhemshit Krasniqit në Gjykatën në Mitrovicë të Veriut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paraburgim-per-xhemshit-krasniqin-dyshohet-per-krime-lufte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala