Paqartësi për takimin e radhës në Bruksel

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk e ka të qartë se a do të ketë takim të ri të dialogut në nivel të kryeministrave në fund të muajit janar.

Valon Murtezaj, këshilltar për Punë të Jashtme i Kryeministrit të Kosovës, ka thënë për KALLXO.com, se ende nuk dihet nëse do të mbahet takimi në nivel të kryeministrave në Bruksel.

Sipas tij, kryeministri nuk ka pasur qasje kushtëzuese për takimin e ri që pritet të mbahet.

Murtezaj thotë se kryeministri Mustafa në këtë periudhë ka qenë shumë i fokusuar në procesin e vizave dhe për të treguar përfundimisht progresin dhe plotësimin e kritereve nga ana e Kosovës.

“Nuk ka pasur qasje kushtëzuese në asnjë moment, sepse vetë organizimi i takimeve në nivel të lartë bëhet në komunikim të ngushtë me palët. Gjatë tërë kohës, po komunikohet në të gjitha kanalet zyrtare”, ka deklaruar Murtezaj.

Pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar që nga viti kaluar.

Opozita në Kosovë ka kundërshtuar që nga viti i kaluar dy marrëveshje, njërën për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë dhe tjetrën për demarkacionin me Malin e Zi.

Opozita po kërkon të anulohen këto marrëveshje ose qeveria të japë dorëheqje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/paqartesi-per-takimin-e-radhes-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala