Papunësia strukturore në BE, mundësi për kosovarët e papunë

Republika e Çekisë ka mungesë të fuqisë punëtore në disa sektorë, shkruan sot Koha Ditore.
Të njëjtën e kanë edhe Gjermania e vende të tjera të Evropës. Me gjithë këtë, Qeveria e Kosovës deri më tani ka dërguar shumë pak punëtorë për punësim sezonal në këto vende, për të zbutur nivelin e papunësisë në Kosovë.
Në Institutin e studimeve të punës dhe punëve sociale në Çeki thonë se aktualisht ka mungesë të punëtorëve në sektorin e mjekësisë dhe inxhinierë të sektorëve të ndryshëm.
“Ne kem nevojë për mjekë, infermiere dhe profesione të tjera që kanë të bëjnë me shkencat teknike, për të punuar në industrinë e rëndë”, ka thënë Sona Veverkova, pjesë e Institutit të studimeve të punës dhe punëve sociale.