Papunësia problem i madh, thotë kryeministri Mustafa

Autori:Avdyl Pajaziti

Për herë të parë në përbërje të re është duke u mbajtur takimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Gjatë këtij takimi, kryeministri, Isa Mustafa ka thënë se qeveria ka filluar krijimin e strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik dhe që sipas tij kjo do të jetë lidhje e fortë mes institucineve dhe sektorit privat.

Mustafa ka deklaruar se përkundër rritjeve ekonomike, nuk është arritur që të zvogëlohet papunësia.

Sipas tij, kjo gjithsesi duhet të ndryshojë me angazhime të reja.

Ndërsa, nga e ana e tij shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka përshëndetur rinisjen e punës së këtij këshilli duke thënë se sa i përket zhvillimit ekonomik ndër sfidat mbetet luftimi i korrupsionit,transmeton Klan Kosova.

Ndërsa, përfaqësues të odave ekonomike e kanë ftuar qeverinë dhe KKZHE-në që të bëjnë punë më dinamike dhe jo vetëm të mbahen mbledhje të zakonshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papunesia-problem-i-madh-thote-kryeministri-mustafa/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala