Papunësia në SHBA më e vogla në 7 vitet e fundit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një shpërthim i ri i tregut të punës për amerikanët.

Gjatë shkurtit, në SHBA u krijuan 295 mijë vende pune të reja, jashtë pritshmërive të mëparshme dhe norma e papunësisë u ul në 5,5% nga 5,7%, duke luftuar njëkohësisht parashikimet e këtij viti. Analistët patën deklaruar për mediat se për muajin shkurt, krijimi i këtij numri të madh të punëve të reja mund ta ulte me 0,1% papunësinë.

Të punësuarit e rinj janë në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet e shitjeve me pakicë deri në ndërtim dhe shëndetësi. Nga të dhënat e muajit shkurt, sipërmarrjet amerikane kanë krijuar më tepër se 270 mijë vende pune në muaj. “Punësimi amerikan ka gjetur një shtysë të re”,- ka deklaruar Sam Bullard, ekspert i Wells Fargo.

Megjithatë, qeveria ka rishikuar shifra më të ulëta se të dhënat e mësipërme, punësimi në fillimvit ka deklaruar ajo, ka qenë në rreth 239 mijë. Pjesëmarrësit e fuqisë punëtore gjithashtu mbeten në nivelet më të ulëta në më shumë se tri dekada: muajin e kaluar ishte 62,8%. Dhe pagat janë ngadalësuar në krahasim me shenjat e mëparshme të përshpejtimit, nga një 2% modeste nga viti i kaluar, me vetëm 3 cent- 24,78$ një orë nga janari. Me pak fjalë, ekonomia nuk është e qartë të ketë në këtë moment një shenjë të shëndetshme përtej presioneve inflacioniste.

Rezerva Federale, në qoftë se të dhënat ekonomike konfirmojnë forcën e vazhdueshme të rimëkëmbjes së SHBA-së, është duke planifikuar këtë vit politikën e parë monetare shtrënguese që nga fillimi i krizës financiare. Megjithatë, ka mbajtur një rol zyrtar të matur, nga mungesa e vazhdueshme e inflacionit dhe pasigurive në mjedisin ndërkombëtar, i cili i sheh tregjet të marrin përsipër një rritje të normës në qershor – një bast ky, që mund të dalë më i fortë nga ana e punësimit pozitiv në shkurt – dhe ndoshta pozitivitet ky që do të vijojë edhe më gjerë. Rritja ekonomike në tremujorin e katërt të 2014-s e ka ngadalësuar ritmin, me thjesht 2,2%, pas “shpërthimit” prej 5% dhe 4,6% në dy tremujorët e mëparshëm dhe pritet të shkojë mes 2-3% në tre muajt e parë të 2015-s.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papunesia-ne-shba-me-e-vogla-ne-7-vitet-e-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala