Papunësia e Eurozonës bie në 10,7 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Zyra evropiane e statistikave, Eurostat ka bërë të ditë se papunësia në Eurozonë ka rënë sërish në tetor, duke arritur në 10,7 për qind, ose niveli më i ulët që prej muajit janar 2012.

Në tetor eurozona numëronte rreth 17,240 milionë të papunë, ose 13 000 më pakë se një muaj më herët dhe 1,302 milionë më pakë se sa një vit më parë, periudhë kur niveli i papunësisë në eurozonë ishte 11,5 për qind.

Mes 19 vendeve të zonës euro, Gjermani, pa shumë surpriza, ka regjistruar nivelin më të ulët të papunësisë (4,5 për qind), e ndjekur nga Malta (5,1 për qind).

Në të kundërt, vendet me papunësinë më të lartë janë Greqia, që ka arritur 24,6 për qind dhe Spanja (21,6 për qind) që vazhdon të ketë ende një nivel të lart papunësie pavarësisht rritjes ekonomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papunesia-e-eurozones-bie-ne-107-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala