Papunësia, arsyeja kryesore e emigracionit

Autori:Avdyl Pajaziti

Një studim për çështjet e emigrimit, i bërë nga Instituti i Statistikave dhe i publikuar në fund të vitit të kaluar, rendit arsyet e emigrimit të shqiptarëve ndër vite.

Në më shumë se dhjetë arsye të identifikuata nga INSTAT, papunësia është faktori kryesor.

Gati 72% e emigratëve të pyetur, vlerësohet të kenë ikur në kërkim të një pune. Në fakt, sipas studimit, tre faktorët kryesorë të emigrimit në dhjetë vitet e fundit, lidhen me punën, e të ardhurat prej saj. E dyta në listën e arsyeve, është një mundësi më e mirë për punë, ndërsa faktori i tretë është mundësia për të ardhura më të larta.

Edhe pse jo në përqindje të lartë, bashkimi familjar është arsye migracioni për më shumë se 16% të të intervistuarve.

Pasiguria e përgjithshme në vend është perceptuar nga gati 9% e të pyeturve si një faktor shtytës për emigracionin.

Shumica e emigrantëve, përpara se, të migronin ishin të papunë.

Sipas të dhënave të Institutit të statistikave, shkalla e papunësisë në vend është rritur gati 5 pikë përqindje në dy vitet e fundit.

Në tre muajt e parë të vitit 2012, shkalla e papunësisë ishte gati 13%. Ndërsa në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ajo arriti në 17.6%./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papunesia-arsyeja-kryesore-e-emigracionit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala