Papunësia alarm për institucionet

Shtatë vite pas shpalljes se pavarësisë së Republikës së Kosovës, papunësia sipas shifrave zyrtare ka shënuar rënie, kurse në realitet sipas ekspertëve për çështje ekonomike, shkalla e papunësisë pothuajse vetëm është thelluar, raporton REL.
Përvjetori i shtatë i pavarësisë, Kosovën e gjeti me mbi 45 për qind të qytetarëve të papunë, shifër kjo që është konsideruar shqetësuese. Edhe rezultatet e përgjithshme të popullsisë të realizuara në vitin 2011, kanë treguar se papunësia është 44.9 për qind.
Por, në bazë të një ankete të realizuar në vitin 2012 dhe të publikuar një vit më vonë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se shkalla se papunësisë ka shënuar rënie në 30.9 për qind.
Kjo “mrekulli” nuk konsiderohej reale nga ekspertë për çështje ekonomike, pasi sipas tyre, Kosova nuk kishte pasur ndonjë zhvillim të theksuar ekonomik që mundësonte krijimin e vendeve të reja të punës.
E më absurde, sipas tyre ishte, ishte fakti se në atë periudhë vende të ndryshme të Evropës ballafaqoheshin me rritje të numrit të të papunëve, kurse Kosova, si shteti më i ri dhe i varfër në rajon, shënon ulje në nivelin e papunësisë.