Papa: Të korruptuarve shqelm by***ve

Autori:admin

Ja çfarë do t’ju jepte Papa Francesku të korruptuarve. “Do t’ju jepja një shqelm aty ku “nuk i zë dielli” sepse vjedhin të varfrit. Për fat të keq korrupsioni është një fenomen mjaft i përhapur. Edhe brenda kishës. Është një plagë” – tha Papa në një bisedim që mbajti me gazetarët në avionin e tij gjatë rrugës së kthimit për në Romë pas vizitës që bëri në Filipine. Ai u pyet edhe për komentin e bërë pas ngjarjeve në Charlie Hebdo ku përmendi edhe një frazë mbi grushtin. “A është kjo një shenjë dhune? – pyeti gazetari. “Liria e shprehjes duhet të shoqërohet edhe me maturinë” – u përgjigj Papa. “Një reagim i dhunshëm përballë një ofendimi apo revokimi nuk duhet bërë kurrë. Është gjithmonë i dëmshëm. Ungjilli thotë që të kthejmë faqen tjetër. Por, këtu ka një “por”, ne jemi njerëz. Kështu që për të evituar reagimet duhet të kërkojmë t’i ndalojmë ato që më herët duke mos provokuar dhunën. Është një virtyt që quhet “maturi” dhe këtë duhet ta praktikojmë” – tha Ati i Shenjtë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/papa-te-korruptuarve-shqelm-byve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala